Të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës bashkëshortja e ministrit në detyrë nga radhët e PDK-së, Blerand Stavilecit, është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.
Sulmin ndaj Vitore Stavilecit e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit si dhe figura të shumta publike, ndërsa për herë të parë ka folur vetë Blerand Stavileci.
Në një postim në Facebook ai ka postuar një fotografi me vajzën e tyre duke thënë se asgjë nuk i ndalë dhe së shpejti do të jenë edhe pranë Vitores.
“Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu”- ka shkruar Stavileci në FB.
Rikujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosjen për këtë sulm. Ndërsa, pas sulmit fizik Vitore Stavileci ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.