Boksierët kosovarë udhëtojnë drejt turneut kualifikues për Olimpiadën e Parisit

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi si dhe Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, të enjten do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.

E atje, ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë.

Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Turneu kualifikues do të mbahet nga 2 deri më 11 mars në Busto Arsizio të Italisë

Të ngjashme