Boletini vërshohet nga vizitorë të shumtë

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 12:48 | Nga

Qindra qytetarë kanë marrë udhë drejt Boletinit për të vizituar Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini, për këtë 28 nëntor – 104 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo kullë tashmë është bërë një vend simbol, prejse janë rikthyer eshtrat e heroit dhe po vizitohet çdoherë e më shumë nga shqiptarët gjithandej.

Nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, ka thënë se është mirë që po vizitohet ky vend nga shqiptarët gjithandej e më shumë dhe kështu duhet të vazhdohet.

Ndër mysafirët e shumtë në kullën e Isa Boletinit ka qenë edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, por edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ekipi i Ekonomia Online, gjendet atje, ku më vonë do të na sjellë kronikën e plotë mbi atë se çfarë ka ndodhur në Ditën e Flamurit në vendlindjen e Isa Boletinit.
varri

boletin

veseli1

Të ngjashme