Bora Zemani ishte e ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku për herë të parë foli për ndarjen, arsyen që e çoi atë dhe Vin Velin drejt ndarjes dhe gjithashtu moderatorja pa fatin me një fallxhore e cila i parashikoi të ardhmen.
Por një nga momentet më kulminante të emisionit, është edhe çasti kur vjen Kejvina me pyetjen e saj pikante.
“Tani që je beqare dhe e hapur për një lidhje të re, i dashuri yt i ardhshëm çfarë të mirash të Vinit duhet të ketë dhe çfarë të këqijash të Vinit nuk duhet të ketë?”, e pyeti Kejvina Borën.
“Nuk duhet të zgjohet vonë, që do të thotë mos të punojë deri vonë, që do të thotë mos të jetë DJ, pra të mos punojë natën. Dhe të mirë të bëjë fëmijë si Vini”, tha Bora.