Video kur Bora përqafohej me Beatrix Ramosaj

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Dikur ishin shoqe shumë të mira.

Por tani jo më. Shoqëria e tyre përfundoi në rrethana jo edhe aq të zakonshme.

Në tetor Bora kishte hyrë për ta vizituar shoqen e saj Semin në Big Brother Vip, po aty u takua edhe me Donaldin me të cilin u dakorduan që pas daljes së tij t’i përmirësojnë raportet.

Ata madje edhe shkëmbyen puthje të cilën e komentoi edhe Beatrix, atëherë shoqja e mirë e Borës.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjt duke bërtitur, love you zemër”, i kishte shkruar Trixa-Borës.

Por e njëjta pak javë më vonë bëri për vete Donaldin, lidhje e cila u kryqëzua shumë nga rrjeti duke e cilësuar Trixën si e ‘treta’ që ndërhyn mes çiftit.

Mirëpo, Bora dhe Beatrix dikur kanë ndarë momente të bukura së bashku, sikurse ky i fundit që po qarkullon në mediat sociale ku bukuroshet shihen duke u përqafuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme