Bora vështirëson qarkullimin e veturave në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë (VIDEO)

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 00:36 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura të borës që kanë nisur sot kanë shkaktuar problemet e para në qarkullim.

Ekonomia Online ka dalë në teren dhe ka parë që reshjet që vazhdojnë të bien kanë vështirësuar magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ndërkaq, autoritetet komunale dhe ato qeveritare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për pastrimin e rrugëve, ndonëse ishin paralajmëruar për reshje të borës.

Ani pse më parë Komuna e Prishtinës tha se janë të gatshëm për të dalë në teren, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/840906773003768/

Të ngjashme