Bradley Cooper dhe Irina Shayk kalojnë kohë së bashku për vajzën e tyre Lean

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Bradley Cooper dhe Irina Shayk dukeshin si shokë të mirë pasi kaluan një pasdite së bashku me vajzën e tyre tre vjeçare, Lea, në New York.

Aktori dhe modelja të cilët ishin në lidhje për katër vjet derisa në vitin 2019 u ndanë, dukeshin si një familje e vërtetë duke kaluar kohë së bashku për tu kthyer më pas në shtëpinë e Cooper në Manhatan, shkruan DM.

Derisa po kalonte kohë me të dy prindërit së bashku, e vogla Lea dukej më e lumtur se asnjëherë më parë me buzëqeshje të vazhdueshme në fytyrë.

Dy të famshmit, Bradley dhe Irina u kujdesën që të respektonin masat anti-Covid duke mbajtur maska gjatë gjithë kohës sa qëndruan së bashku.

Të ngjashme