Bregu: Përpjekjet e rajonit në reformimin e agjendës së Tregut të Përbashkët Rajonal njihen dhe mbështeten gjerësisht

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

“Përpjekjet e Rajonit lidhur me reformimin e agjendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) njihen dhe mbështeten gjerësisht, përfshirë edhe Takimin e fundit të Ministrave të Jashtëm dhe të Zhvillimit të G7, ku udhëheqësit mbështetën përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Axhendës së Gjelbër dhe Procesit të Berlinit”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) sot, në nisjen e takimit të Parë të Koordinimit të Donatorëve në Tregun e Përbashkët Rajonal.

Ky takim iniciues i Koordinimit të Donatorëve synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi reformimin e politikave kryesore për të maksimizuar përpjekjet dhe rezultatet brenda një afati kohor ambicioz për katër vitet e ardhshme. Ky është vetëm hapi i parë; Procesi i koordinimit të donatorëve do të vazhdojë më vonë gjatë vitit me detajimin e nevojave sektoriale të investimeve, veçanërisht në agjendat e transformimit digjital, industrisë dhe inovacionit.

“Zbatimi i aktiviteteve rajonale të parashikuara në agjendën e CRM për katër vitet e ardhshme mund të sjellë nevoja shtesë për investime duke pasur parasysh se sa ambicioze është kjo agjendë, por edhe kompleksitetin e disa marrëveshjeve në të. Unë jam e lumtur të shoh që disa donatorë të rëndësishëm janë në proces të zhvillimit të strategjive të tyre, të ardhshme, afatmesme për BP, të cilat mund të cilat do të favorizojnë në kohë dhe do përfshijnë përparësitë dhe reformat që burojnë nga CRM. Prandaj, qeveritë në rajon duhet të paraqesin investime konkrete të nevojshme për ta bërë Tregun Unik një realitet në BP. Ne ritheksojmë gatishmërinë tonë të plotë për të mbështetur BP6 në këtë përpjekje përmes rolit tonë si një koordinator i përgjithshëm i Agjendës së CRM dhe organizimit gjithëpërfshirës rajonal në ngarkim të monitorimit dhe raportimit mbi progresin e CRM”, shtoi Bregu.

Burimet e qeverive të BP6 nuk mjaftojnë për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike. Plani i Investimeve Europiane ( EIP) dhe mbështetja e vijueshme e Bashkimit Europian, nuk mjaftojnë është e nevojshme mbështetja e donatorëve dhe partnerëve të tjerë për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm.

Thomas Hagleitner, Shefi i Njësisë në Komisionin Evropian, që përfaqëson DG NEAR të Komisionit Evropian dhe Emir Djikic, Drejtori i Sekretariatit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), u takuan me Sekretaren e Përgjithshme Bregu dhe në fjalën e tyre rivunë theksin tek mbështetja për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal si një hap i rëndësishëm drejt rrugës së integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i parë i Koordinimit të Donatorëve për Tregun e Përbashkët Rajonal mblodhi Ministra nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Komuniteti i Donatorëve, Institucione Ndërkombëtare Financiare dhe donatorë dypalësh, si dhe zyrtarë të CEFTA-s dhe përfaqësues të Komisionit Evropian të cilët treguan interes për t`u angazhuar plotësisht në arritjen e qëllimeve të agjendës së CRM .

Të ngjashme