Brenda tri ditësh u shqiptuan gati 7 mijë gjoba për mosrespektim të masave

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Nga data 29 gusht deri më 31 gusht Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 675 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID në Kosovë.

Për tri ditë radhazi, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar për Gazetën Sinjali, për gjobat e shqiptuara dhe vërejtjet për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“Më datë 31.08.2020 nga ora 07:00-19:00 nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 640 gjoba sipas Ligjit të ri anti COVID-19 dhe janë dhënë 129 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë”.

“Më datën 30.08.2020 nga ora 07:00-19:00 nga policia janë shqiptuar 567 gjoba sipas Ligjit të ri anti-COVID dhe janë dhënë 72 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë”.

“Më datën 29.08.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga Policia janë shqiptuar 468 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 76 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikqyrurur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme