Breshër i madh në Gjilan

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve të mëdha të shiut ditëve të fundit në Kosovë, në Gjilan ka rënë edhe breshër.

Në fshatin Demiraj, Zhegër, banorët kanë xhiruar dendësinë e breshrit dhe e kanë shpërndarë në internet.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri.

Të ngjashme