Britania afër votimit për Brexit, deputetët debatojnë marrëveshjen e përmirësuar

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe janë duke debatuar për marrëveshjen e ndryshuar të Theresa May për cështjen Brexit.

Për të njëjtën marrëveshje, pritet që sonte më vonë edhe të votohet, njofton Klan Kosova.

Theresa May u ka kërkuar deputetëve që të mbështesin “marrëveshjen e përmirësuar” ose të rrezikojnë të mbesin pa Brexit.

Prokurori i përgjithshëm thotë se marrëveshja vazhdon të mbajë një “rrezik ligjor” se Britania e Madhe nuk do të kishte asnjë rrugëdalje nga pengesa irlandeze pa marrëveshje të Bashkimit Europian.

Partia e Bshkimit Demokratik e ka kundërshtuar marrëveshjen.

Ndërsa grupi i deputetëve të Eurosceptic Tory gjithashtu u kërkoi anëtarëve të saj që të mos e mbështetën atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme