Bukuroshja prishtinase që po bën fushatë për PDK-në (Foto)

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 00:39 | Nga

Zakonisht fokusi është tek ata që janë në garë për deputet dhe premtimet që japin para elektoratit. Kandidatët janë gjithmonë në plan të parë, kurse prapa rrinë të pavërejtur stafi.

Por Magazina.al nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj bukurisë së Floriana Rugova, e cila në këtë fushatë është pjesë e ekipit të Dhurata Hoxhës.

Ajo e ndjek në çdo hap ministren në detyrë të Drejtësisë dhe bën fushatë për të dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në fotografitë që ka postuar kandidatja për deputete nga fushata elektorale, Dhurata Hoxha, në dy tre raste është vënë në pah sharmi i Florianës , por jo mjaftueshëm për ta studiuar këtë vajzë me plotë stil të kryeqytetit.Kurse në fotografitë e saj në Facebook zbulohet gjithçka.

Floriana vërtet është një femër e bukur dhe me plotë elegancë, prandaj Hoxha nuk ka gabuar që e ka marrë në ekip. Gabimi i Dhuratës është se ajo po bën kryesisht fushatë tek gratë. Një bukuri si Floriana duhet të lobojë edhe tek grupet tjera të shoqërisë, shkruan Magazina.al.

Nëse partitë politike vrapojnë pas votuesve të papërcaktuar, Floriana nuk do ta kishte problem t’i bindte ata që të votojnë subjektin të cilin ajo përfaqëson.

Floriana është motra e dy basketbollistëve të njohur Granit dhe Fisnik Rugova.

Ata që e njohin nga afër këtë vajzë që punon tash e sa vite në Ministrinë e Drejtësisë, bukurinë tek ajo, nuk e vënë në plan të parë. Pamja e jashtme thonë se është vetëm një pjesë nga mozaiku që e përbën personalitetin e kësaj vajze nga kryeqyteti.

Image may contain: 1 person, closeup

Image may contain: 1 person, smiling, outdoor and nature

Image may contain: 8 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 1 personImage may contain: 4 people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme