Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se mospjesëmarrja e ministrave të PDK-së në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila dështoi tregon se partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme ta shtyjë përpara Demarkacionin, por se është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, njofton Klan Kosova.
Bulliqi i cili ishte një ndër deputetët më të zëshëm të partisë së Isa Mustafës kundër ujdisë aktuale të kufirit me Malin e Zi në një intervistë për Klan Kosovën e ka bërë fajtore PDK-në për këtë marrëveshje pasiqë sipas tij ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi ishte nënshkrues i saj.
Mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar për sot ku pritej të procedohej marrëveshja e Demarkacionit është shtyrë për ditën e mërkurë.
Po këtë ditë, në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës e që është mocioni i ngritur nga Nisma për Kosovën për ta rrëzuar Qeverinë.