Burgim të përjetshëm për sulmuesin në Bruksel

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Shtetasi francez, Mehdi Nemmouche, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër njerëzve në një muze hebre në Bruksel gjatë vitit 2014.

Në gjykimin që zgjati tetë orë, 33-vjeçari që kreu sulmin pas kthimit nga Siria, ka thënë se jeta vazhdon edhe pas burgimit të përjetshëm, transmeton KTV.

Nacer Brender, një tjetër shtetas francez, u dënua me 15 vjet burgim për ndihmën në kryerjen e sulmit. Sulmi i majit të vitit 2014 – i pari që u krye nga një imigrant me nënshtetësi perëndimore – shfaqi kërcënimin e xhihadistëve që ktheheshin nga Siria për të kryer sulme në vendlindjet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme