Burgu i Peqinit, votimi pas lutjeve për Bajram

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 09:04 | Nga

Në Burgun e Peqinit, qendra e votimit nuk është hapur ende pasi po kontrollohen komisionerët dhe kërkohet autorizimi për një telefon që do të përdoret nga kryetari i tyre, raporton TCH.

Në këtë burg janë 800 të dënuar, 500 prej të cilëve nuk do të votojnë pasi ashtu e parashikon ligji.
Të drejtë vote gëzojnë 93 të dënuar, por rreth 40 prej tyre nuk janë të pajisur me kartë identiteti, ndaj nuk do të mund ta ushtrojnë atë.

Ky është burgu që ka numrin më të lartë të të dënuarve, përfshirë ata të dënuar me burgim të përjetshëm për drejtim organizatash kriminale.

Procesi i votimit pritet të rifillojë pas lutjeve të të dënuarve me rastin e Bajramit. Ata po luten në xhaminë në ambjentet e burgut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme