Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për situatën politike dhe për shkeljet e kushtetutshmërisë lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ramadani thekson se Aleanca nuk e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, e as të drejtën e saj për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por kërkon që ky mandat të zbatohet në praktikë.Sipas tij, Aleanca ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e Presidentit përmes një pakete me gjashtë propozime, pa kërkuar asnjë pozitë apo përfitim partiak.

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani.Ai ka kritikuar VV-në për refuzimin, sipas tij, për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit, duke theksuar se kjo po e pengon konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ramadani ka thënë gjithashtu se Aleanca nuk ka marrë asnjë përgjigje për ofertën e saj 6-pikëshe që nga 26 qershori, përmes së cilës kishte ofruar shtatë votat e saj për kuorumin e nevojshëm në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Duke mos konstituuar Kuvendinnuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme