Burri godet me thikë gruan në Pogradec, e plagosura në gjendje të rëndë

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Sherri mes një çifti bashkëshortësh në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur.

Burime të siguruara pranë policisë lokale, të A2, thanë se pas debateve të shumta mes çiftit, burri ka goditur me thikë gruan e tij duke e lënë të plagosur rëndë.

E plagosura Bleona Xhaja, 27 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Bashkëshorti është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarje.

Të ngjashme