Tre burra, (doktorë dhe infermierë), kanë raportuar në polici se janë kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar. Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës në Podujevë. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. “Tre ankues meshkuj kosovarë (doktor/infermier), kanë raportuar se […]
Burri kanos përmes telefonit stafin shëndetësor në Podujevë

Tre burra, (doktorë dhe infermierë), kanë raportuar në polici se janë kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës në Podujevë.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
“Tre ankues meshkuj kosovarë (doktor/infermier), kanë raportuar se janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
















