Burri nga Tirana e rreh gruan në sy të fëmijëve, më pas ajo e ther me thikë

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Tirana e ka rrahur gruan e tij në sy të fëmijëve.

Më pas për t’u hakmarrë ndaj tij, ajo e ka therur ata më thikë, shkruan Top Channel.

“Mësohet se e gjitha nisi pasi burri 34-vjeçar me iniciale F.GJ ditën e djeshme kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare në sy të fëmijëve të tyre të mitur.Gjatë konfliktit, 32-vjeçarja me iniciale A.N., është kundërpërgjigjur duke e goditur bashkëshortin me thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se 34-vjeçari i therur me thikë është në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme