Bushati në Beograd i jep mbështetje dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 08:22 | Nga

Shqipëria mbështet vendosmërisht dialogun mes Prishtinës e Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, si instrumenti i duhur për të arritur drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një sërë çështjesh të rëndësishme në dobi të jetës së qytetarëve të dy vendeve, shkruan sot Koha Ditore.

Ky qëndrim është mbajtur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në takimin e tretë të ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, që u mbajt të martën në Beograd.

“Ky është investimi më i mirë që ofron mundësi reale drejt pajtimit përfundimtar dhe rrugës së përbashkët evropiane”, theksoi ministri Bushati në trilateralen e Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme