Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se fokus i veçantë do t’u kushtohet kategorive të shoqërisë që nuk janë pjesë e tregut të punës.
Murati tha se synohet planifikim më i mirë i buxhetit, me qëllim që projektet të realizohen më me efikasitet.
Ai bëri të ditur se Kosova vitin e ardhshëm do të ketë 8 për qind të Bruto Produktit Vendor, pa dhënë detaje të tjera për këtë shifër.
Sipas tij, nëse tejkalohen sfidat globale, Kosova mund të ketë një periudhë më të qetë.