Iker Casillas e ka lënë prapa krahëve sulmin në zemër, të cilin e pësoi muaj më parë dhe sot u është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij, Porto
Infarkti që e kishte goditur dy muaj më parë gjatë një stërvitjeje me Porton e tij mbetet vetëm një kujtim i keq.
Iker Casillas është paraqitur sot në stërvitjen e parë parasezonale së bashku me shokët e skuadrës.
Një rikthim në fushë, të cilin e ka bërë të ditur vetë portieri legjendar përmes llogarisë së tij në Twitter.
“I kthehem punës. Dita e parë”, ka shkruar ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës në rrjetin social. /Gazeta Express/