Bytyqi asnjëherë s’është deklaruar për mbylljen e ndonjë universiteti

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Valmir Gashi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka bërë një sqarim për opinionin lidhur me raportin për qendrueshmërinë e universiteteve publike.

Gashi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kjo temë e mbyllur tashmë, kohë pas kohe riaktualizohet për arsye të cilat nuk i ka të qarta, madje edhe duke u interpretuar në mënyrë jo të drejtë.

“Ministri Bytyqi në asnjë moment nuk është deklaruar për mbylljen e asnjë universiteti në Kosovë”, ka theksuar Gashi.

“Raporti për tetë cilin po flitet ka gati nje vit që është mbyllur nga ana e Ministrisë, i njëjti eshtë bërë nga eksperte per nevoja te brendshme, ndersa veprimet tjera jane pertej politikave te Ministrisë”.

“Ministri Bytyqi ka qenë dhe mbetet i perkushtuar te ndihmo ne zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e të gjitha institucioneve te arsimit te lartë publik dhe privat”.

Të ngjashme