Bytyqi: Kemi nevojë për depolitizim të sistemit arsimor, sigurimi i cilësisë mbetet sfidë

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 09:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka prezantuar Raportin vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, Me këtë rast  u vlerësua se ka pasur ngritje në sektorë të ndryshëm në realizmin e planit, ndërkaq sfidë kryesore në ngecjen e zbatueshmërisë ka qenë mungesa e mjeteve financiare.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se, shpalosja e këtij raporti nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat në zbatueshmërinë e PSAK 2017/2021.

Bytyqi tha se të pjesa e menaxhimit arsimor ka nevojë akoma për depolitizim. Kjo sipas tij, do të jetë pika kyç e synimeve të ministrisë që drejton. Ministri më tej shtoi se zgjedhja e drejtorëve të shkollave do të bëhet pa ndikime politike.

Ai, gjithashtu, theksoi se sigurimi i cilësisë mbetet sfidë në të gjitha nivelet. “PSAK 2017/2021 ka një rëndësi të madhe, sepse është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë. Shfletimi i këtij vlerësimi do të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat që paraqiten në zbatimin e këtij plani deri në vitin 2021. Një ndër pengesat që ne kemi hasur në raport është mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, i cili do të mundësonte që PSAK të zbatohet në tërësi”, ka thënë Bytyqi.

“Plani përfshin shtatë fusha. Do të jetë vështirë për ta arritur, por nuk do të thotë se nuk do të angazhohemi. Të pjesa e menaxhimit arsimor, kjo ka nevojë akoma për depolitizim. Kjo do të jetë pika kyç e synimeve. Zgjedhja e drejtorit të shkollës në mënyrë që të mos ketë ndikime politike. Besoj që është sfidë, por me vullnet dhe bashkëpunim do të ia arrijmë. Sigurimi i cilësisë mbetet sfidë, në të gjitha nivelet. Zhvillimi i mësimdhënësve gjithashtu një sfidë, besoj se vitin e ardhshme do të vazhdojmë me pjesën finale edhe me matjen e performancës”.

Sfidë tjetër, sipas ministrit, mbetet gjendja në arsimin e lartë. “Do të përpiqemi që arsimi i lartë të arrij objektivat. T’i kombinojmë këto dy prezantime, vlerësimin mos ta lëmë në fund të vitit, vlerësimin ta bëjmë javor dhe mujor. Do ta formojmë një këshill koordinues që do ta miratojë punën e planit strategjik”.

Bytyqi ka falënderuar organizatën GIZ, dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, për angazhimin e vazhdueshëm që po bën në përkrahjen e realizmit të aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësimin e punës së PSAK.

Sipas Bytyqit, gjithëpërfshirja ka shënuar ngritje nga niveli parashkollor deri në nivelin parauniversitar, ndërsa shtoi se fuqizimi i rolit të prindërve në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave do të ndihmonte në menaxhimin e mirë të shkollave.

Ndërsa, përfaqësuesi i GIZ-it në Kosovë, Boris Scharlowski, vlerësoi se, PSAK është një dokument i cili jep udhëzime të qarta rreth orientimit se ku duhet vendosur energjinë tonë të përbashkët. “Ky dokument gjeneron një shpresë të re për sistemin arsimor në Kosovë”, tha Scharlowski.

Sipas tij, Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës (PSAK) ka gjeneruar shpresë të re për arsimin kosovar. Ai tha se ky plan jep udhëzime të qarta.

“GIZ-i ka një histori të gjatë në zhvillimin e arsimit në Kosovë, ka qenë proces i gjatë. PSAK është dokument që na jep udhëzime të qarta. ky dokument ka gjeneruar shpresë të re për arsimin në Kosovë. Na jep udhëzime dhe orientime të mira. Ne kemi vendosur të kontribuojmë në përmbushjen e objektivave”.

Gjatë prezantimit të vlerësimit vjetor të planit të punës për vitin 2017, Haki Sfishta nga MASHT-i, tha se në kuadër të objektivave ka qenë rritja e gjithëpërfshirës dhe parandalimit i braktisjes së shkollimit. “Ka pasur rritje të gjithëpërfshirës prej 3.5 për qind. Është rritur shkalla e përfshirjes në arsimin e mesëm të lartë dhe atë të lartë”, tha Sfishta.

 

 

Të ngjashme