Bytyqi pret në takim udhëheqës nga Universiteti i Indianas të ShBA-së

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka pritur në takim dekanin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Indianas në ShBA, Lemuel W. Watson dhe menaxherin e programit të Qendrës për Edukim Ndërkombëtar, Zhvillim dhe Hulumtim në këtë Universitet, Evan Mickey.

Bytyqi ka njoftuar se gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë, bashkëpunimin e deritanishëm me Universitetin e Indianas dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Falënderova udhëheqësit e Universitetit për mundësinë që ua kanë dhënë shumë studentëve dhe profesorëve përmes Programit të Transformimit të Lidershipit, me theks të veçantë profesorëve të Fakultetit të Edukimit, të cilët po dëshmojnë se praktikat të cilat i kanë marrë në Universitetin e Indianas janë praktika bashkëkohore të mësimdhënies”, ka shkruar Bytyqi.

“Gjatë takimit, u theksua edhe roli i Fakultetit të Edukimit në përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit dhe angazhimet që pritet të marrë ky fakultet në trajnimet e mësimdhënësve në shërbim”

Bytyqi ka shkruar se me Watson është dakorduar që shumë shpejt të fillohet një projekt i përbashkët, i cili lidhet me zhvillimin profesional të mësimdhënësve, që në fokus do të ketë nevojat e shkollës dhe të komunitetit dhe gjithë kjo do të bëhet pas një hulumtimi të përbashkët të nevojave për trajnime të mësimdhënësve.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme