Bytyqi uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 12:00 | Nga

Në vazhdën e urimeve për Krishtlindjet Ortodokse edhe i pari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar besimtarët ortodoksë, shkruan Ekonomia Online.

Bytyqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se paqja, toleranca e kësaj feste të dominojë mes njerzëve dhe në jetën e përditshme.

Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:

“Të nderuar besimtarë ortodoksë,

Urime Krishtlindjet, uroj që mesazhet e fuqishme që përcjell kjo festë si paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”.

Të ngjashme