Cakaj: Kroacia synon hapjen e negociatave me Shqipërinë gjatë mandatit të saj

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka takuar homologun kroat, Gordan Grlić-Radman.

Sipas Cakajt, presidenca kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytje të re procesit të zgjerimit në përgjithësi”.

Të ngjashme