Cakaj në Selanik: Flet për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa h ezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”- përfundoi Cakaj.

Të ngjashme