Cakaj, shteteve të Vishegradit: Koha është për hapjen e negociatave

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë takimit me grupin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor ka kërkuar mbështetjen e këtyre vendeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ministri në detyrë Cakaj, theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në avancimin e prioriteteve dhe meriton hapjen e negociatave.

Cakaj tha gjithashtu se e Shqipëria e sheh dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal si një ndër elementët kryesorë që bashkuan rajonin dhe e pozicionuan atë në rrugën e duhur të integrimit evropian.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bratislavë për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë.

Të ngjashme