Cakolli: Rinia po tregon sa e ngulitur është UÇK-ja te brezat e rinj

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me mobilizimin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e të rinjve në protestat e fundit kundër vendimit në Hagë.

Cakolli ka vlerësuar se qytetarët po arrijnë ta shndërrojnë një moment të vështirë në mobilizim dhe bashkim.

“E jashtëzakonshme qysh ky popull, edhe një herë, po din që momentin ma të randë me e kthy në forcë për me u ngritë. Njerëzit po mobilizohen, po mblidhen bashkë dhe po e mbajnë reagimin gjallë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka veçuar veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve, duke thënë se ajo tregon ndikimin dhe praninë e UÇK-së edhe te brezat që kanë ardhur pas luftës.

“E mbi të gjitha, rinia po tregon sa prezente dhe sa thellë është e ngulitun UÇK-ja edhe te brezat që erdhën pas saj”, ka deklaruar Cakolli.

Të ngjashme