Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy personave

Gjilan | 24 Tet 2017 | 11:52 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiaknë kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurveM. J. dhe N. Sh.

I pandehuri M. J., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit, dyshohet se në zgjedhjet e 22 tetorit, ka paguar faturën e rrymës personit Z. S., në mënyrë qëky i fundit të votojësë bashku me familjarët e tij për kandidaten e cila ka qenë bashkëshorte e të pandehurit.

I pandehuri N. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit dyshohet se me 22 tetor ka ndikuar tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar,madje edhe duke ofruar para në këmbim të votës.

Të dy të pandehurit me këtë veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme