Çanak fton Vjosa Osmanin në Kuvendin e Serbisë, Shesheli kundër

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 14:39 | Nga

Kryetari i Komitetit për Integrim Evropian të Kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak, ka ftuar në tubimin që do të organizojë edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Për këtë arsye, lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, ka kërkuar nga shumica parlamentare e Serbisë që të zëvendësojë nga funksioni kryetarin e Komisionit dhe t’ia ndalojë Vjosa Osmanit hyrjen në ndërtesën e Kuvendit, raporton portali serb “Espreso”.

“Çanak këtë takim e ka planifikua si konferencë ndërparlamentare ‘Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit’, dhe do të mbahet më 11 dhe 12 maj në Beograd. Ai mund të ftojë vetëm përfaqësues shtetesh me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike apo përfaqësues shtetesh të cilat Serbia i njeh”, ka thënë Shesheli, derisa ka shtuar se në këtë rast s’kemi të bëjmë me një të tillë, transmeton Koha.net.

Shesheli shtoi se Çanaku “vazhdon me çmenduritë e tij në Kuvend”.

“Partia Radikale Serbe, si partia më e madhe opozitare, nuk ka marrë asnjë vend kryesues në Komisione, ndërsa ai i ka marrë kush e di se me çfarë shërbimesh”, shtoi Shesheli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme