Juventusi është duke u interesuar seriozisht për Cancelon, që mund t’i shpëtojë Interit nga duart.
Joao Cancelo, që sezonin 2017/18 ishte i huazuar te Interi, preferon kalimin te Juventusi para Wolverhampton Wanderers.
Sipas “Superdeporte”, “Zonja e Vjetër” është duke u interesuar seriozisht për mbrojtësin e djathtë dhe marrëveshja mund të arrihet për 40 milionë euro.
Interi kishte opsionin e blerjes por për shkak të fair-play financiar, ende nuk ka vendosur të shpenzojë në merkato.
“Mediaset Premium” raporton gjithashtu se portugezi ka marrë ofertë të “çmendur” nga skuadra e sapo promovuar në Premierligë, por lojtari dëshiron të qëndrojë në Serie A, nëse jo te Interi, Juve po bën gjithçka për t’i siguruar shërbimet e 24 vjeçarit.