Çarjet brenda NATO-s sinjalizojnë baraspeshën e re të fuqisë botërore

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Javëve të fundit na u kujtua një temë që dukej se do të shënonte vitin 2020 para se botën ta godiste pandemia: Mungesa e Perëndimit. Shprehja (Westlessness) është përdorur për herë të parë në raportin vjetor të Konferencës së Sigurisë së Munihut. I referohej mënyrës se si aleanca e vjetër perëndimore, sidomos NATOja, dukej se po fragmentohej deri në atë shkallë saqë më nuk mund të flitej për “Perëndimin” si entitet të vetëm. Shprehja ta kujtonte përshkrimin e rrokshëm të presidentit francez, Emmanuel Macron, në nëntorin e vitit të kaluar që e krahasonte NATO-n me një “tru të tharë”.

Përplasja turko-greke

Dhe është një mori ngjarjesh e zhvillimesh që ta kujtojnë se sa i vërtetë ishte ky qëndrim i shprehur troç. Një prej uljeve më alarmuese gjeopolitike të botës po jetësohet jo ndërmjet NATO-s e ndonjë rivali, por brenda vetë Aleancës Veriatlantike. Greqia dhe Turqia, dy vende anëtare të aleancës më të madhe ushtarake të botës, janë kapur fort lidhur me të drejtat e gazit dhe naftës në lindje të Mesdheut; sidomos rreth ishujve grekë dhe bregdetit të Qipros.

Mosmarrëveshja ka nisur të përshkallëzohet muajve të fundit, me gazetën gjermane “Die Welt”, që madje pretendoi më 2 shtator se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte urdhëruar gjeneralët e tij të fundosnin një anije greke (po që raportohet se ata kishin refuzuar). Pika më goditëse është se jo vetëm dy shtetet anëtare të NATO-s kanë ardhur deri në këtë derexhe, por mjegullnaja me të cilën po shoqërohet kjo krizë. Kjo ilustron më së miri edhe çarje më të gjera e më të thella të aleancës. Më 3 shtator, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur se bisedimet kishin nisur ndërmjet dy palëve, por vetëm Athina do të shprehte përgjigje pozitive për bisedime dhe se do të negocionte me Turqinë vetëm nëse do të tërhiqte nëndetëset nga ujërat e kontestuara. Franca ka anuar me entuziazëm kah Greqia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos përzihen në këtë përplasje.

Rivaliteti turko-francez

Rivaliteti turko-francez po e bën gjithashtu të veten në Libi; pas marrëveshjes së atjeshme më 21 gusht, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, më katër shtator akuzoi Macronin se “është çmendur” në reagimin kundër forcave të mbështetura nga Franca të kryezotit të luftës, Khalifa Haftar, që po tërhiqen prapa nga Qeveria libiane, e mbështetur nga Turqia e Pajtimit Kombëtar në pranverë.

Në Mesdheun lindor dhe në Libi, Gjermania është treguar anëtare “e mirë” e NATO-s, duke i prirë procesit të ashtuquajtur paqësor të Berlinit ndërmjet dy palëve në Libi (tani duke i dhënë shtytje të re me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit) dhe duke bërë thirrje për dialog ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Por edhe Gjermania është fajtore për transagresionet kundër frymës dhe qëllimit të NATO-s.

Më 2 shtator zyrtarët gjermanë kanë bërë të ditur se Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse që tani është i shtrirë në një spital gjerman në Berlin – pasi u helmua me substancën “Noviçok” gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Siberia – duke testuar kështu edhe unitetin e Aleancës Veriatlantike. Nëse ka pasur ndonjëherë çast më kritik për të hequr dorë prej projektit të Rrjedhës Veriore 2, tubacion që së fundmi po ndërtohet ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë që u shërben interesave financiare dhe gjeopolitike të Kremlinit dhe minon anëtarët lindorë të NATO-s, tani është pikërisht ai moment. Dhe Gjermania nuk e ka përjashtuar vënien e sanksioneve zyrtarëve rusë të lidhur me projektin e tubacionit verior.

Dalja e SHBA-së nga NATO-ja? Megjithatë, Qeveria gjermane vazhdon të mos heqë dorë prej projektit; duke pretenduar publikisht se nuk ka lidhje me gjeopolitikën e privatisht duke pretenduar privatisht se lidhet vetëm me energjinë gjermane, është qasje që nuk lë alternativë. Asnjëri pretendim nuk është bindës. Kjo, më shumë se buxheti (ngritja e tij) i Mbrojtjes i Gjermanisë që e shqetëson presidentin amerikan i cili mendon për NATO-n vetëm në aspektin financiar, është shkelje e vërtetë e Berlinit kundrejt aleancës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme