Carmelo Anthony shkëlqen, Lakers marrin fitoren e parë në NBA

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e parë në sezonin e ri në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur me vështirësi Memphis Grizzlies në Staples Center me tri pikë diferencë 121:118.

Carmelo Anthony ka qenë basketbollisti më efikas në këtë takim me 28 pikë, tri kërcime, një asistim e dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis me 22 pikë tetë kërcime e katër bllokada, derisa LeBron James e mbylli ndeshjen me 19 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime, dy bllokada e dy topa të vjedhur.

Fundori amerikan Ja Morant ishte më efikasi tek Grizzlies me 40 pikë e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Të ngjashme