Edinson Cavani në ditën e fundit ishte folur për një kalim të mundshëm te Milani gjatë verës.
Por, sulmuesi uruguaian ka mohuar gjithçka duke thënë se është shumë i lumtur te Paris Saint Germaini.
“Në Paris jam mirë, kam raport të mirë me qytetin, njerëzit dhe gjithashtu me klubin”.
“Çdo vit me vendosin për shtije, gjithmonë flasin për këtë”.
“Ka gjëra që unë personalisht do të doja të përmirësoja për të mirën e klubit dhe të skuadrës, por ta shikojmë se çfarë do ndodh në sezonin e ardhshëm”.
“Kam rinovuar me dëshirën për të qëndruar. Kam kaluar pesë vite me Paris Saint Germainin dhe është e qartë se e dua më të mirë”, ka thënë Cavani.
Ne të kaluarën 31-vjeçari në Serie A ka luajtur te Palermo dhe Napoli.