Ekonomia Online
FUNDIT

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit.Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.Dy Llojet E Dhimbjeve Të KokësEkspertët shpjegojnë se njerëzit mund të […]

Si Të Dalloni Nëse Vuani Nga Migrena

Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumëta dhe zakonisht përfshijnë:

Turbullim të shikimit,

Vështirësi në artikulim,

Aromë të paqenë portokallesh,

Konfuzion,

Të përziera,

Mungesë oreksi,

Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:

Ushqime të caktuara,

Aroma të forta,

Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,

Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,

Niveli i ulët i sheqerit në gjak,

Ndryshimet e papritura të motit,

Dritat e forta,

Ndryshimet hormonale.

Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë./agroweb

Të ngjashme