Çdo i dyti fëmijë në Maqedoni, viktimë e dhunës familjare

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

69 fëmijë kanë qenë viktimë e dhunës familjare edhe atë vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në pesë vitet e fundit ka rritje të numrit të rasteve të dhunës.

Në vitin 2014 kishte 131 raste ndërsa në vitin 2017 janë regjistruar 146 raste.

Viti 2014 – 131 raste

Viti 2015 – 142 raste

Viti 2016 – 141 raste

Viti 2017 – 146 raste

Viti 2018( deri në qershor) – 69 raste.

Nga ministria paralajmërojnë reforma në legjislativen e kësaj fushe, ndërkaq aktualisht për mbrojtjen e viktimave Qendra për Punë Sociale ndërmerr një sërë masash, si: mbrojtje shëndetësore, intervenim dhe trajtim psiko-fizik, ndihmë familjes për arsim të fëmijës, shkruan Alsat-M, përcjellë Klan Kosova.

Psikologja, Edlira Destani dhe përfaqësues i UNICEFIT, Benxhamin Perks vlerësojnë se dhuna dhe neglizhenca e prindërve ndikon në gjithë jetën e fëmijëve, në gjendjen e tyre shëndetësore dhe arsimin, ata më lehtë bëhen të varur dhe përfshihen në krime dhe më e rëndësishmja, e përcjellin dhunën tek fëmijët e tyre.

Sipas Perks, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, besohet se çdo i dyti fëmijë është viktimë e dhunës familjare, është dëshmitar i dhunës mes prindërve, ndonjë forme të varësisë ose problemeve të tjera mentale në familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme