Fakulteti i Infermierisë dhe Grupi i Ekspertëve të Shëndetësisë në UBT, kanë organizuar tryezë diskutimi me studentët e shkencave mjekësore.
Në kuadër të javës së kancerit të qafës së mitrës, aty u bisedua se cilat janë shenjat e kësaj sëmundje dhe si parandalohet ajo, raporton Ekonomia Online.
Dafina Gexha , profesoreshë e fakultetit të Mjekësisë në UBT, tha se sëmundja e kancerit është një sëmundje e parandalueshme.
Sipas Gexhës, në botë ka të prekur rreth 18 milionë njerëz nga kanceri i qafës së mitrës.
Ndërsa në Kosovë nga kjo sëmundje preken rreth 60 gra në vit.
“Neve nuk na obligon vetëm këtë javë të flasim për këtë sëmundje, por gjithmonë. Qëllimi i shënimit të këtyre ditëve është se kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje e parandalushme. Në disa statistika botërore rreth 18 milionë njerëz në botë sëmuren nga kanceri. Kanceret që i atakojnë më shumë gratë është kanceri i gjirit. Kosova nuk dallon shimë nga këto statistika. Çdo vit diagnostifikohen rreth 60 gra me kancer të qafës së mitrës. Në botë çdo ditë, 2 gra humbin jetën për shkak të kancerit së qafës së mitrës. Kanceri i gjirit zbulohet pak më herët ndërsa tek kanceri i qafës së mitrës ka tendencë me u neglizhuar prej grave”, tha Gexha.
Faktorët kryesorë të rrezikut që dërgon deri tek sëmundja e kancerit të qafës së mitrës është pirja e duhanit, numri i madh i shtatzënive, infeksioni i HIV-it etj.
“Për ta bërë parandalimin e këtyre sëmundjeve së pari duhet të kemi edhe informacion. Faktorët e rrezikut të cilët janë të parandalueshëm janë pirja e duhanit, infeksionet e HIV-it, numri i madh i shtatzënive, ndërrimi i shpeshtë i partnerëve, shtatzënitë para moshës 17-vjeçare”, tha Gexha.
Profesoresha tjetër e UBT-së, Merita Kasumi-Vitia, tha se gratë e kanë shumë të nevojshme që të bëjnë metodën e njohur për zbulimin e ndonjë sëmundje të mundshme, PAP Testin.
Ajo tha se tani më gratë nuk e kanë të nevojshme që PAP testin ta bëjnë vetëm tek gjinekologu, por ai mund të bëhet tani edhe në qendra familjare nga mjeku familjar.
“Çdo gjak derdhje jashtë ciklit menstrual është një shenjë e rrezikshme dhe duhet të lajmërohemi tek gjinekologu. Dhimbjet gjatë ciklit menstrual janë shenja specifike por nuk duhet të i ndalojmë as shenjat e përgjithshme, si lodhja, temperatura etj. PAP testi është një metodë që kërkon të shkojë tek gjinekologu dhe duhet merren disa qeliza në qafën e mitrës të cilat dërgohen në institutin e patologjisë dhe bëhet analiza e tyre. Në qoftëse kemi shenja që kanë filluar ndryshimet e qelizave, gjinekologu e përcakton se në sa kohë duhet bëhet PAP testi. PAP testi tani mund të realizohet edhe në qendra familjare”, tha ajo, raporton EO.
Tjetër faktor rreziku që gratë preken nga kanceri në mitër është infeksioni HIV.
Sipas profesoreshës së mjekësisë në UBT, Violeta Zefi, në Kosovë aktualisht ka 119 raste me sëmundjen apo infeksionin HIV Aids.
“HIV Aids mbetet një sfidë globale. Mbi 30 për qind e infeksioneve janë në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve. Kosova ka 119 raste me HIV Aids. Ka shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e virusit HIV tek mesi i të rinjve”, tha ajo.
Moshat më të prekura me këtë lloj infeksioni sipas Zefit, i atakojnë moshës 15 deri në 24 vjeç pasi kjo moshë ka një jetë më aktive seksuale.
“Mosha 15 deri në 24 vjeç, në Kosovë është mosha seksualisht më aktive. Faktor i rrezikshëm për këtë infeksion është edhe edukimi jo i mjaftueshëm joseksual pasi nuk kemi një lëndë të shëndetit seksual. Faktorë tjerë janë edhe lëvizjet e të rinjve në shtetet perëndimore që ndikon rritjen e numrit me virusin HIV”, tha Zefi.