Ceferin synon të dënojë ekipet e Superligës Evropiane

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin thotë se po e mendon dënimin për ekipet e Superligës Evropiane. Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi janë ende pjesë e saj.

Të tre gjigandët evropianë nuk janë tërhequr zyrtarisht nga gara që u lansua saktësisht një javë më parë, duke krijuar një tërmet në botën e futbollit.

“Të gjithë duhet të marrin dënimin për atë që bënë dhe ne nuk mund të themi se asgjë nuk ka ndodhur. Ju nuk mund të bëni diçka të tillë dhe thjesht të thoni: Unë jam ndëshkuar sepse të gjithë më urrejnë”, tha fillimisht ai.

“Por për mua është një ndryshim i qartë midis klubeve angleze dhe gjashtë të tjerëve. Ata u tërhoqën, ata pranuan se kishin bërë një gabim. Është madhështore të thuash kam gabuar” – tha Ceferin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme