Rregullim të parkingjeve dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave janë dy nga premtimet që kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lirak Çelaj i bëri gjatë një vizite në lagjen “Dardania”.
Ai tha se përveç kësaj do të trajtojnë me urgjencë çështjen e sigurisë së kësaj lagjeje pasi në pjesët e pashfrytëzuara të saj po zhvillohen aktivitete të këqija dhe këto hapësira po përdoren nga narkomanët, raporton Ekonomia Online.
Çelaj në lagjen “Dardania” u takua me qytetarët e inspektoi punimet mbi kurriz si dhe vizitoi objektet e pashfrytëzuara në afërsi të objekteve kolektive.