Certifikohen 13 trajnerë të rinj për mësimdhënie në UP

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 15:14 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e certifikimit të trajnuesve të rinj nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Aty janë certifikuar 13 trajnerë të rinj përmes programit “Traning for Trainers” i financuar nga USAID-i.

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka thënë se përmes këtij trajnimi është arritur sukses dhe kjo falë bashkëpunimit që ka dhënë USAID-i.

“Ky program ka dhënë sukses, ka treguar se sa jemi të suksesshëm dhe kjo është arritur fal USAID-it duke shpresuar që ky program të vazhdoj jo vetëm në UP, por edhe në të gjitha universitetet tjera. Të kemi mundësi që edhe profesorët tjerë të kolegjeve private të përfshihen në këto programe”, tha ai.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, i është gëzuar faktit të trajnimit të stafit akademik të UP-së.

Ai ka theksuar se Universiteti i Prishtinës është më mirë se kurdoherë.

“Universiteti i Prishtinës po ecë drejt transformimit. UP-ja para dy viteve ka shërbyer si udhërrëfyes i punës sonë. Me këtë plan strategjik kemi vendosur 8 objektiva dhe e para është mësimdhënia. Në kuadër të kësaj iniciative objektivi është përmirësimi i mësimdhënies duke përdorur metoda  të reja. Kësaj qendre po i shtohet edhe 13 trajnerë të rinj përmes programit ‘Traning for Trainers’”.

“Kjo qendër me 10 trajnerë sa ka pasur ka trajnuar 260 trajnerë të stafit akademik të tria niveleve. Ndryshimet e mëdha nuk vinë brenda ditës, por Universiteti i Prishtinës është shumë më mirë se kurdoherë më parë”, tha rektori Dema, raporton EO.

 Përfaqësuesi i USAID-i, Paul Vaca, tha se këto trajnime janë një mundësi e mirë për Kosovën.

“Urime trajnuesve të rinj,  ju kemi dhënë kohën, punën dhe duhet të ndiheni krenarë sepse metodat e reja të mësimdhënies do t’u mundësojnë për një vend punë fitues. Me këtë Universiteti i Prishtinës ka treguar profesionalizëm për të arritur mësim nxënie. Arsimi i lartë duhet të rritet për t’i ndihmuar rinisë për të pasur sukses”.

“Universiteti i Prishtinës po dërgon mesazh për kultivimin e studentëve të vet. UP-a po dërgon gjithë mesazhin e rëndësishëm për të treguar përvojë serioze. Falënderoj ministrin për angazhimin që ka dhënë. Është thelbësore që ju të keni përkushtim sepse kur shohim përkushtim përputhet me resurset tona”, tha Vaca.

Të ngjashme