Challandes publikon listën për ndeshjet e shtatorit

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Të ngjashme