Chelsea dhe Liverpooli përballen sot në finalen e Kupës EFL

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Chelsea dhe Liverpooli do të takohen sot në finalen e Kupës EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Wembley”, shkruan Gazeta Express.
Liverpooli, si klubi më i suksesshëm në këtë garë, e synon për herë të dhjetë fitimin e trofeut të Kupës EFL.

Në anën tjetër, Chelsea ka triumfuar pesë herë në histori të klubit në këtë garë.

Në rrugën drejt finales, “Blutë” eliminuan Wimbledon, Brighton, Blackburn, Newcastle United dhe Middlesbrough.

Ndërsa, “Të Kuqtë” triumfuan ndaj Leicester City, Bournemouth, West Ham United dhe Fulham.

Të ngjashme