Chelsea do të kërkojnë nga Milani që ta përfshijnë edhe Franck Kessien në ndonjë marrëveshje nga e cila Tiemoue Bakayoko do të transferohej te kuqezinjtë.
Bakayoko dështoi që ta gjejë veten në “Stamford Bridge”, por ka filluar ta rindërtojë reputacionin e tij në San Siro, sipas Goal.
Marrëveshja e huazimit të francezit skadon në fund të stinorit, por milanezët kanë mundësinë e blerjes së tij.
Ngjashëm, Milani është i obliguar që ta blejë Kessien nga Atalanta, kur t’i skadojë marrëveshja e huazimit të tij në fund të këtij edicioni, andaj “Të Kaltrit” duan që ta marrin menjëherë në radhët e tyre.