Chelsea e bën të vetin edhe Lavian, zbulohet shuma e transferit

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Romeo Lavia do të jetë përforcimi i radhës i Chelseat.

Futbollisti i Southamptonit i ka kaluar testet mjekësore dhe do ta nënshkruajë kontratën me “Blues” gjatë ditës së sotme, shkruan “Gazeta Express”.

Të Kaltrit do t’i shpenzojnë 68 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset, për kartonin e futbollistit, i cili do të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Mesfushori i lindur në vitin 2004 do t’i bashkohet përforcimit të fundit, Caicedo, ndërsa objektivi i radhës i klubit nga “Stamford Bridge” është Olise. 

Të ngjashme