Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se është pajtuar për zëvendësimin e Antonio Contes te Chelsea gjatë verës.
Edhe pse fitoi titullin e Premier Ligës sezonin e kaluar, e ardhmja e Contes është përfolur në gjashtë muajt e fundit dhe siç kanë raportuar mediat italiane ai pritet të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.
“Corriere dello Sport” raporton se Chelsea është duke e kërkuar Allegrin, i cili është pajtuar për një kalim në Angli, por kundër këtij transferimi është Juventusi që synon mbajtjen e 50-vjeçarit deri në përfundim të kontratës, që skadon në vitin 2020.