Chelsea interesohet për Burkin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka bërë ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e portierit të Borussia Dortmundit, Roman Burki.

Mediumet angleze kanë raportuar se londinezët i kanë ofruar ekipit gjerman 16.5 milionë euro për transferimin e portierit Burki në fund të këtij edicioni. Zvicerani 29-vjeçar, te Chelsea shihet si zëvendësim i duhur për spanjollin Kepa Arrizabalaga, i cili do të largohet këtë verë nga “Stamford Bridge”.

Burki ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021 kurse këtë edicion ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe nëntë ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Të ngjashme