Ekonomia Online
FUNDIT

Chelsea interesohet për Alaban

Chelsea interesohet për Alaban

“Blues” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ia kanë vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut Chelsea ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, David Alaba. Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”. “Blues” po e kërkojnë pasardhësin e Marcos Alonsos dhe përfaqësuesi austriak shihet si zëvendës ideal i futbollistit spanjoll. Alaba […]

“Blues” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ia kanë vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut

Chelsea ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, David Alaba.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”.

“Blues” po e kërkojnë pasardhësin e Marcos Alonsos dhe përfaqësuesi austriak shihet si zëvendës ideal i futbollistit spanjoll.

Alaba pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj vere pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin bavarez.

Ndërkohë, Të Kaltrit shpresojnë që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe ta bëjnë të vetin Alaban, i cili njëkohësisht mund të luajë edhe si mesfushor.

Të ngjashme