Chelsea dështoi të transferonte Edin Xhekon nga Roma në janar, por raportohet se klubi do të provojë sërish gjatë verës.
Klubi romak ishte deklaruar qysh në dimër se oferta e Chelseat nuk ishte e mjaftueshme për shitjen e boshnjakut.
Sipas “El Gol Digital”, Chelsea po përgatit një tjetër ofertë për të transferuar Xhekon në fund të sezonit.
Çmimi i tij pritet të bie, pasi ai mbush 32 vjeç javën e ardhshme, por mbetet në formë të mirë me 17 gola në 37 ndeshje në edicionin aktual.